Edhe gjatë ditëve të ardhshme, deri në vikend, mbi vendin tonë do të mbretërojë mot jo stabil i përcjell me vranësira dhe reshje shiu, kurse nga e shtuna do të mbretërojë mot me diell dhe ngritje temperaturash.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojw të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit dhe nën presion labil atmosferik.
Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat vende –vende do të shoqërohen me reshje shiu, përcjell Telegrafi.
Reshjet do të jenë më të përqendruara në qendër, jug dhe verilindje të vendit , derisa pjesët tjera të vendit mbesin me reshje të izoluara shiu, kryesisht viseve me lartësi të mëdha mbidetare. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, me tendencë ngritjeje.
Në bazë të parashikimeve sinoptike pritet që nga e shtuna të mbajë mot me diell dhe me temperatura tipike verore.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...