Pasi nuk arritën të pajtohen për kushtet e reja të marrëveshjes, edhe zyrtarisht Telekomi i Kosovës i ka dhënë fund kontratës me Z-Mobile.
Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë për media Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi dhe Kryetarja e Bordit të Drejtoreve të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri Berisha, raporton arbresh.info.

Kontrata përfundon me 31 të këtij muaji dhe parashihet që të mos ketë obligime kontraktuale.
Ndërkohë kryeshefi ekzekutiv ka paralajmëruar edhe padi ndaj telefonisë mobile, për siç tha ai dëmit të shkaktuar ndaj Telekomit.
“Jemi në fazën përgatitëse të një padie ndaj humbjeve të shkaktuara ndaj Telekomit”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...