Gazeta “numër 1” në vend, “Kosova Sot”, nga 1 maji nuk do të mund të gjendet më si gazetë e shtypur në tregun kosovar. Drejtuesit e gazetës që udhëhiqet nga politikania, Margarita Kadriu, kanë vendosur që botimin e të përditshmes vendore ta ndalin nga qarkullimi në treg.
Sic duket zhvillimi i teknokoligjisë informative po “i varrosë” gazetat e shtypura në Kosovë.
E për mbylljen e ‘Kosova Sot kanë njoftuar vet drejtuesit e kësaj gazete. Ata thonë se për 21 vitet e botimit të kësaj të përdithsme kanë kaluar shumë sfida duke përfshirë edhe botimin e gazetës në kohën e luftës.
“Përgjatë këtyre 21 vjetëve kemi kaluar sfida të rënda, kemi mbijetuar edhe pas flakëve të regjimit serb, por aktualisht, kriza e shpërndarjes së shtypit në Kosovë na detyron të hedhim këtë hap, gjithsesi jo të përhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës.
Gazeta ‘Kosova Sot’, është njohur në opinion me faqet e saja të mesit ku përgjatë viteve të fundit lexuesve u janë ofruar këshilla mbi bukurinë, seksin, horoskopin si dhe lajme të show bizit.
Edhe fjalëkryqet kanë qenë pjesë e rëndësishme e kësaj gazete. Por sic duket zhvillimi i teknologjisë si dhe këshillat online kanë bërë që të ‘varrosen’ gazetat e botuara në formë shtypi.
Në Kosovë, momentalisht kanë mbetur katër gazeta të shtypura./GazetaExpress
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...