Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 137 km/h.
Sipas njoftimit për media, policia në Gjilan apelon vozitësit për respektimin e normave dhe ligjit të trafikut rrugor.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump dhe Putin mund të takohen në muajin shkurt
Organizata e Veteranëve të UÇK-së shpreh shqetësim për gjend...
Presidenti i Kroacisë uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarës...
BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupa...
Krasniqi takon diplomaten amerikane: Kosova ka nevojë për nj...
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...