Nuk mund të kalosh sheshin “Shatërvan” në Prizren e mos ta shohësh këtë Pajton.
Pranë një kali të bardhë, i mbërthyer në një karrocë të vjetër, qëndron plaku 79-vjeçar, Kadri Palla, i cili ua mundëson vizitorëve që përmes shëtitjes një orësh të shohin nga afër bukuritë e rralla të Prizrenit.
Të trashëguar nga gjyshi i tij, Kadri Palla, i njohur si “Pajtonxhiu i Prizrenit” thotë se që nga koha e pandemisë ka rënë interesimi i qytetarëve dhe vizitorëve.
Nën zhurmën e ritmit të këmbëve të kalit, vizitorët mund të shohin këto pika turistike të Prizrenit.
Përpos shëtitjes, ky Pajton është përdorur edhe për fotografi të qifteve, familjarëve e fëmijëve. /arbresh.info/ M. Avdimetaj/
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet spo...
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani në trajtim intensiv për plagë të...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës