Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një revole tek i dyshuari, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.08.2023 – 13:45. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të dyshuarin nga i cili kanë sekuestruar një revole, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe katër gëzhoja të cilat dyshohet se mund të jenë shkrepur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi
50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder bre...
Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit