Drejtoria Rajonale në Gjilan, përkatësisht Stacioni Policor gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Përçveq Policisë, në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i krimit teknik dhe kanë gjetur prova të mjaftueshme materiale se gjatë një ahengu familjar i dyshuari me iniciale R.A ka shtënë me armë zjarri.
Arma e llojit ,,CANIK’’ prodhim Turk cal 9×19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.
I dyshuari pas shoqërimit në Stacion Policor është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt, ndërsa rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijëdijësuese duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Gjilanit./arbresh.info/

Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...