Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.
Po ashtu nga policia është bërë e ditur edhe se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.
‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve