Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.
Këtë për media e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosoës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se për rastin për momentin janë duke u kryer hetimet.
“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raportohet për një person të lënduar”.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe