Të shtëna me armë në Bjeshkën e Shtedimit, procedohet një i dyshuar

08:55 | 14 Qershor 2026
H.E

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri në Bjeshkën e Shtedimit në Pejë, pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar disa të shtëna.

Sipas policisë, pas ndalimit dhe kontrollit të një të dyshuari kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 17 fishekë dhe një gëzhojë, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet.

“Bjeshka e Shtedimit, Pejë / 13.06.2026-10:40. Njësitet policore gjatë patrullimit pasi kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, kanë ndaluar të dyshuarin kosovar tek i cili gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me 17-fishekë dhe 1-gëzhojë, të cilën dyshohet se e ka përdorur i dyshuari. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale