Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) organizon debatin publik që do të mbahet në Prishtinë.
Në këtë debat do të diskutohet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, sfidat e këtij sistemi dhe rendësinë që të jemi faktor i ndryshimit në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.
Në këtë debat pritet të jenë prezent përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agjencia kundër Korrupsionit, Oda e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga organizatat jo-qeveritare, nxënës/e të shkollave të mesme në Prishtinë dhe qytetarë të ndryshëm.
Organizimi bëhet në kuadër të projektit “Rinia për Drejtësi\” të cilin YIHR-KS është duke implementuar në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” (D4J).
Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të mbështetur zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi.
Opinionet, gjetjet dhe konkluzionet apo rekomandimet e nxjerrura në debat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Departamentit të Shtetit Amerikan apo Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore.
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...