Gjatë ditës së sotme moti kryesisht do të jetë i vranët, ndërkaq gjatë ditës së premte parashikohet të mbajë mot më i ftohtë, me erë, me reshje shiu dhe borë, ku më vonë pasdite dhe në mbrëmje pritet të shndërrohen në reshje bore.
Sipas Prishtina Weather, të shtunën reshjet pritet të pushojnë, kurse të dielën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diellë.
Gjithashtu gjatë fundjavës do të ketë edhe ngrica.
Temperaturat do të pësojnë zbritje deri në 3 gradë celsius ditën e premte e më pas gradualisht do të ngriten deri në 6 gradë në fillim të javës së ardhshme.
Temperaturat minimale do të zbresin në vlera negative në -2 gradë celsius deri në -4 gradë në fundjavë.
Ditën e premte era do të fryejë nga verilindja 3-10m/s, e gjatë fundjavës lehtë nga veriu-veriperëndim 1-2m/s.
Shtypja atmosferike nga dita e premte do të jetë në rritje, ku në fillim të javës do të arrijë dukshëm mbi vlera normale. /Prishtina weather
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...