Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.
Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit njofton se takimi i radhës do të mbahet të mërkurën, më 22 maj 2019, në Lipjan.
Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në orën 14:00.
Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët: Naser Osmani – LDK, Glauk Konjufca – LVV, Ahmet Isufi – AAK, Besa Baftiu – PSD dhe Haxhi Shala – Nisma.

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...