Qendra e Studentëve në Prishtinë, njofton se më datën 26.09.2022 e hënë, shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2022/2023.
Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook, Qendra e Studenteve-Prishtine.
Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022.
Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6000 studentë.
Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2022.
Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook, Qendra e Studenteve-Prishtine.
Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë.
Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa, thuhet në njoftim./arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...