Me 13 maj nis fushata zgjedhore në veri, KQZ e institucionet e sigurisë të gatshme
Të hënën do nis fushata zgjedhore në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq.
Kjo fushatë në katër komunat veriore do të zgjasë pesë ditë, derisa do në garë për kryetar të këtyre komunave janë 12 konkurrent nga tri parti.
Garues në këto komuna do jetë Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Lista Serbe.
Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë i ka bërë gjitha përgatitjet për këto zgjedhje.
Ndërkohën në njërën prej partive garuese, Lëvizjen Vetëvendosje theksojnë se kandi\dimi i tyre është ofrimi i një zgjidhje banorëve në veri, pos Listës Serbe.
E për zgjedhjet në veri është gati edhe Policia e Kosovës.
Në këtë institucion thonë se qëllimi kryesor është krijimi i një klime të qetë gjatë tërë procesit zgjedhor.
Ndërkohë, thonë se ata do të ndjekin penalisht të gjithë ata që veprojnë kundërligjshëm.
Inicimi dhe procedimi i çdo VP kundër të drejtës së votimit dhe ndërrmarja e të gjitha masave proceduralo/ penale ndaj çdokujt që bie në ndesh me ligjet e RKS-së që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokrate në koordinimin dhe bashkëpunimin të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në Ligj.
Këto zgjedhje do mbikëqyren edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë, derisa qeveria ka ndarë rreth 500 mijë euro për mbulimin e këtij procesi.
E për partitë politike është ndarë shuma prej 30 mijë eurove.
Këto zgjedhje u shpallën nga presidenti, pas dorëheqjeve të kryetarëve serb, të cilët ri-kandiduan sërish për pozitën e njëjtë.
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...