Të hënën do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet në orën 10:00.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së do të mbahet të hënën në orën 10:00 në kazermën ‘Adem Jashari”, ka thënë Shala.
Ndryshe në vitin që lamë pas gjenerata e parë e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës tani oficerë, kremtuan 10 vjetorin e diplomimit.
Gjatë asaj ceremonie Komandanti i Forcës së Sigurisë, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka thënë se FSK krenohet me oficerët e rinj.
“Forca e Sigurisë e Kosovës me sukses ka arritur të zhvillojë sistem të rekrutimit, shkollimit dhe trajnimit të kuadrove të reja dhe se pikërisht sistemi i tillë serioz dhe i përkushtuar ka bërë që FSK-ja sot të krenohet me oficerët e rinj, si garantuese e vazhdimësisë së suksesshme të institucionit tonë. Qendra për Studime Universitare e FSK-së së shpejti do të jetë ndërkombëtare, ku do të kenë mundësi të shkollohen edhe kadetë nga shtetet mike dhe partnere”, ka thënë Rama.
Gjatë kësaj ceremonie ishte shfaqur edhe një dokumentar i shkurt me disa nga momentet sfiduese sfiduese të kadetëve, gjatë katër viteve të studimit në këtë Akademi, të cilat kanë ngelur ende në kujtesë të kadetëve të kësaj gjenerate./A.Çitaku/arbresh.info/
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...