Tre të dyshuar për koronavirus në klinikën infektive në QKUK. Megjithatë, rezultatet dolën negative.
Është hera e tretë që Klinika Infektive në QKUK pranon pacientë, që kanë dyshime se mund të jenë prekur nga virusi korona.
Gjatë të mërkurës, këtu u shtrinë dy shtetas të Italisë e një tjetër nga Kina, e të cilëve po u bëhen analizat.
Ndërkohë mostrat tashmë janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe rezultati i tyre pritet të publikohet gjatë mbrëmjes.
Të frikësuar qytetarët e Prishtinës nga koronavirusi, blejnë të gjitha maskat mbrojtëse
Tre të dyshuar për koronavirus në klinikën infektive në QKUK. Megjithatë, rezultatet dolën negative.
Është hera e tretë që Klinika Infektive në QKUK pranon pacientë, që kanë dyshime se mund të jenë prekur nga virusi korona.
Gjatë të mërkurës, këtu u shtrinë dy shtetas të Italisë e një tjetër nga Kina, e të cilëve po u bëhen analizat.
Ndërkohë mostrat tashmë janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe rezultati i tyre pritet të publikohet gjatë mbrëmjes.
E gjithë kjo situate, ka bërë që qytetarët t’ia mësynë farmacive për blerjen e maskave mbrojtëse, të cilat janë shitur nëpër të gjitha barnatoret e kryeqytetit.
Se kanë mungesë të këtyre mjeteve mbrojtëse, e thonë edhe importuesit dhe shpërndarësit e barnave.
Adem Hasani, drejtor i depos farmaceutike “Dreni Pharm” thotë se ka kërkuar maska të tilla në disa vende, por që ato janë të shitura edhe për 3 muajt e ardhshëm
Ndërkohë, së fundmi është raportuar edhe për një rast të prekur nga koronavirusi në Maqedoni.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia./t7
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...