Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës është marr vendim që të etjen (28 mars) të mbahen dy seanca plenare.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se njëra seancë është e jashtëzakonshme dhe pritet të filloj nga ora 10:00 dhe do të diskutohet për kontratat njëburimore, dhe seanca tjetër fillon nga ora 12:00 që do të jetë vazhdim i seancave të kaluara, raporton Arbresh.info
“Sot u morën disa vendime. Në agjendën e seancave plenare për këtë javë është caktuar 28 mars në ora 10:00 me kërkesën e 40 deputetëve seancë e jashtëzakonshme, me të njëjtën sikurse javën e kaluare. Kjo seancë synon edhe themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për kontratat e negociuara, ndërsa në ora 12:00 është një seancë tjetër plenare pjesë e të cilës do të jenë shqyrtimi i pikave të papërfunduara të seancave plenare të mbajtura më herët”, tha Kusari-Lila.
Po ashtu, deputetja shtoi se kryesia sot është dakorduar që të mbajë një seancë të veçantë me datën 11 prill në përvjetorin e 25 të Betejës së Kosharës./Arbresh.info
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...