Të enjten e 25 majit pritet ta kryejnë betimin Ilir Peci si kryetar i ri i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri si kryetari i ri i Zubin Potokut.
Këtë e ka konfirmuar për “Arbresh.info”, zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.
Gjoshi tha se Peci e Zeqiri, procedurën e betimit do ta kryejnë në orën 10:00 në objekte publike.
“Janë dërguar ftesat për datën 26 maj, njëra në orën 10:00 tjetra në orën 13:00, por me kërkesë të ministrive dy asamblistët më të vjetër në këto komuna i kanë ndërruar datat dhe vendet, për arsyet që ua ka kërkuar ministria, dhe këto janë vendosur të mbahen me datën 25 maj në ora 10:00 në objekte publike”, tha ai.
Ndërkaq, të premten e javës së kaluar, Erden Atiq është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Ndryshe, Peci e Zeqiri janë kandidatët e PDK-së që kanë fituar më së shumti vota në Zveçan e Zubin Potok në zgjedhjet e 23 prillit./Arbresh.info/
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: Shumë njerëz nuk e b...
Ambasadori britanik: 2026-ta të jetë vit i rikthimit të Koso...
Kupchan: Kongresi i SHBA-së po nxit Trumpin për normalizimin...
Problemet me mbeturina, qytetari në Hajvali: Po rrezikohet j...
Udhëheqësit evropianë dënojnë vrasjen e protestuesve në Iran
Kupa e Afrikës, Senegali prek gjysmëfinalen