1351 të burgosur dhe të paraburgosur që gjenden në qendrat korrektuese dhe në qendrat e paraburgimit në Kosovë, sot kanë të drejt t’i drejtohen kutive të votimit të vendosura në këto qendra.
Për t’u mundësuar të drejtën e votimit personave që gjenden prapa grilave, SHKK ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që procesi zgjedhor të shkoj ashtu siç duhet.
Zyrtari i lartë për komunikim me publikun në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi për arbresh.info ka dhënë detaje rreth të burgosurve që kanë të drejt vote, si dhe mënyrës së votimit që do të bëhet brenda burgjeve.
“Aktualisht në institucionet korrektuese 1351 të burgosur kanë të drejtë vote. Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) i ka dërguar listën KQZ-së me këtë numër. Procesi do të zhvillohet në të njëjtën kohë me zgjedhjet që do të zhvillohen jashtë”, ka deklaruar Gashi.
Ndryshe, vendim i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, që ishte bërë me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, bëri që qeveria e kryesuar nga Avdullah Hoti të bie.
Pas kësaj, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas konsultimit me liderët e subjekteve politike, Osmani caktoi 14 shkurtin si ditë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...