Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen e rrugëve dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar.
Sipas përditësimit të fundit të gjitha rrugët që lidhen me pikat kufitare janë plotësisht të kalueshme dhe pa pengesa për shkak të motit, duke lehtësuar qarkullimin për qytetarët që udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit, shkruan Arbresh.info.
Fluksi i automjeteve në pikat kufitare nuk raportohet të jetë i madh.
Në pikat kryesore si Merdar, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, dhe Vërmicë, pritjet janë minimale 3 deri në 5 minuta.
Nuk raportohet as për kolona as në hyrje dhe as në dalje të asnjë pike kufitare./Arbresh.info/

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...