Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë përfunduar me sukses korrjen e grurit, i cili ishte kultivuar nga vetë ata. Aktiviteti është realizuar nën mbikëqyrjen dhe udhëzimin e stafit profesional të qendrës.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo iniciativë është pjesë e angazhimeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të promovuar rehabilitimin përmes punës, duke u ofruar të burgosurve aftësi praktike dhe ndjenjë përgjegjësie.
“Kjo iniciativë është pjesë e angazhimeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të nxitur rehabilitimin përmes punës, duke u ofruar të burgosurve aftësi praktike dhe përgjegjësi të reja. Gruri i mbledhur do të përdoret për furnizimin e të gjitha institucioneve korrektuese, duke sjellë njëkohesisht edhe përfitime të drejtpërdrejta ekonomike. Përveç zhvillimit të aftësive punuese dhe përmirësimit të mirëqenies së të burgosurve, ky aktivitet ndihmon në uljen e kostove të përgjithshme për furnizim me produkte ushqimore dhe kontribuon në vetëqëndrueshmërinë e sistemit korrektues”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj