Një person nga fshati Greme e Ferizajt është raportuar i zhdukur që nga data 17 gusht 2023.
Ilaz (Tahir) Sejdiu i lindur me 19.10.1932 ka dal nga shtëpia e tij rreth orës 07:10 dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, Policia e Kosovës është ende në kërkim të tij, andaj kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
“”Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarë të Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt janë në kërkim të personit të zhdukur.
Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .
Ai është i gjatë, 170 cm
Peshon, 75 kg
Sy kafe
Flokë të thinjura
Kishte të veshura: pantollona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë”, thuhet në njoftim.
Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”./Arbresh.info/
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...