Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka thënë në Këshillin e Sigurimit se zgjidhja e kontesteve përmes mjeteve paqësore të dialogut dhe kompromisit janë thelbësore për Kosovën siç janë edhe për tërë rajonin.
Tanin tha se vazhdimi i dialogut në nivelin më të lartë në mes të Beogradit dhe Prishtinës është hap thelbësor në përpjekjet e përtërira për të ndërtuar besimin dhe mirëbesimin.
Ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë puna për të përmirësuar çështjen e punësimit, ndërsa korrupsioni mbetet çështje qenësore ku duhet të punohet.
Tanin shtoi se kërcënimi nga ekstremizmi fetar mbetet real në Kosovë.
Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, Tanin përshëndeti diskutimet rreth implementimit të Asociacionit/Bashkësisë të komunave me shumicë serbe të ardhshme, pikë kyçe e marrëveshjes së prillit 2013.
“Dialogu nuk ka alternativë,” theksoi PSSP Tanin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...