Vendosja e taksës prej 10 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nga ana e Qeverisë së Kosovës, pritet të prekë edhe xhepin e konsumatorëve kosovarë, pasi paralajmërohet shtrenjtim i çmimeve për produktet, të cilat importohen nga këto vende, gjithashtu edhe prodhimeve që sigurojnë lëndën e parë përmes Bosnjës apo Serbisë.
Ngritja e çmimeve, paralajmërohet të jetë krejt minimale. Kurse, nga artikujt që përmenden se mund të shtrenjtohen, janë edhe mielli, buka e vaji. Një lëvizje minimale e çmimeve, paralajmërohet edhe për sektorët e prodhimit dhe ndërtimtarisë.
Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve ngrit shqetësimin se ky veprim i Qeverisë së Kosovës do të ndikojë te konsumatori kosovar në ngritjen e çmimeve. Kryetari i kësaj shoqate, Selatin Kaçaniku, thotë se konsumatorët kosovarë do t’i ndiejnë pasojat e kësaj takse edhe për faktin që bizneset kosovare shfrytëzojnë për përfitim çdo vendim të Qeverisë që ndërlidhet me lëvizjen e taksave./rel
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës