Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkrah bashkëshortes së tij, ka takuar presidentin amerikan Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se së bashku me bashkëshorten ka falënderuar çiftin Trump për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar ai në “Facebook”./arbresh.info/

Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...