Në takimin e thirrur nga ambasada amerikane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, tashmë kanë arritur përfaqësues nga Qeveria, Presidenca dhe nga opozita.
Nga Qeveria deri më tash kanë arritur në takim ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëartz, zëvendëskryeministrja Elilja Rexhepi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ajo e arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Presidenca ka dërguar në këtë takim këshilltarët e presidentes, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu. Ndërkaq nga opozita, arbresh.info ka mësuar se në takim ka mbërritur tashmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. /arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira