Duke filluar nga dita e nesërme moti do të jetë pa reshje atmosferike.
Kështu ka thënë në një prononcim për arbresh.info eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.
“Temperatura minimale do të na japin në shkallë vendi nga 12 deri 17 gradë celsius ato më të larta ditore shkojnë 29 deri 32 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj.
Ai ka thënë se në qytete dhe vendbanime temperaturat do të jenë më të larta për shkak të reflektimit të asfaltit dhe ndërtesave.
“Në qytete dhe në vendbanime mund të ndryshojë kjo temperaturë për shkak se reflektimet të asfaltit ndërtesave në qytete dhe fshatra dhe hekurishte ku ka është temperatura më e madhe, por kjo është temperaturë e cila në gjithë botën llogaritet kësisoj”, është shprehur ai.
Tahirsylaj ka thënë se do të ketë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1 deri 5,6 metër për sekondë./arbresh.info
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...