Moti në këtë fund javë në Kosovë do të jetë i nxehtë dhe për një javë nuk do të ketë reshje shiu.
Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, tha se ndryshimet klimatike në Kosovë janë sikur edhe në vendet e tjera.
“Kjo është në situatë që do të tejkalohet. Por kjo sjellë edhe ndryshime tek rendimentet, pasi që nuk ka kushte për t’i tharë të mbjellurat”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij këtë vit më së miri ka pasur elemente pozitive tek misri. “Këtë vit misri në Kosovë, është sikur në Kaliforni. Ky vit është i dëmshëm është për grurin, për dredhëzën, për mjedrën”, tha ai.
Sipas tij vërshimet mund të kishin pasoja tek Gryka e Kaçanikut etj, por këtë vit fatmirësisht edhe atje nuk kishte pasoja. Ai tha se klima nuk ka atdhe.
“Vera do të jetë e më vonshme. Në gusht do të shkojnë deri në 35 gradë celsius”, tha ai. Tahirsylaj, vlerësoi se edhe degradimi i pyjeve po sjellë pasoja të rënda. “Në grykën e Deçanit po ashtu edhe në Pejë është situatë rënd, prerja e pyjeve sjellë edhe vërshime në Kosovë”, deklaroi ai./rtklive
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...