Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka folur rreth vrasjes së 16 vjeçarit Aulon Zeka në Prishtinë. Sipas Tahirit, kjo është një akt shumë i rëndë, por që nuk e paraqet Kosovën vend me rrezikshmëri të lartë.
Tahiri theksoi se kryesit e kësaj vepre duhet të vihen para drejtësisë.
“Me të marrë lajmin kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Policisë dhe Zyrën e Prokurorit. Kam kërkuar që kryesit e kësaj vepre të vihen para drejtësisë. Policia dhe Prokuroria janë në rrugë të drejtë sa i përket kësaj çështje. Unë konsideroj që këtu ka ndodhë një akt shumë i rëndë mirëpo konsideroj që Kosova nuk duhet të klasifikohet në vende të cilët hyjnë, që kanë rrezikshmërinë e lartë. Nuk e thonë as institucionet as ndërkombëtare as vendore.”, tha Tahiri në “Fakt Plus”.
Tahiri shtoi se institucionet gjegjëse duhet të merren më këtë rast.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje