Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka uruar shqiptaro-amerikanin Vedat Gashin nga radhët e demokratëve për fitoren e tij në garën për Distriktin e Katërt të Legjislaturës së Westchesterit në ShBA.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se është kënaqësi e madhe kur shqiptarët angazhohen fuqishëm në politikbërjën Amerikane, qofë në nivelin shtetëror, qoftë në nivelin federal, shkruan Arbresh.info.
“Vedat Gashit i urojmë rrugëtim të gjatë në afirmimin e zërit demokratik dhe civil si i përzgjedhur, përfaqësues në Asamblenë e New York-it, si dhe në promovimin e modelit amerikan të qeverisjes kudo në botë. Urojmë që në të ardhmën ta shohim në Kongresin e SHBA-ve.”, tha Tahiri.
Tutje ai e ka ftuar Gashin që të flasin për mundësitë e shtyerjës përpara të çështjeve dhe interesave shqiptare./Arbresh.info/
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...