Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se organet shtetërore të ndjekjes duhet të merren me rastin e raportuar të shtënave me armë të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ndër ta edhe një zëvendëskryeministër.
Ministri Tahiri, duke komentuar videon që ka qarkulluar në media, e ku në një aheng shihen zyrtarë të lartë shtetërorë, ndër ta edhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, duke shtënë me armë, ka thënë se janë pamje të pahijshme.
“Kjo nuk i bën nderë qeverisë së Kosovës. Ai është një shembull shumë i keq. Një zëvendësministër i Kosovës të shihet në pamje të tilla është mjaft e pahijshme dhe nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë një pamje e tillë”, është shprehur Tahiri.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të marrin masa ndaj këtyre individëve./RTV Dukagjini/
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...