Shefi i grupit parlamentar nga PDK, Abelard Tahiri, në seancën e sotme parlametare ka thënë se qeveria po e promovon Kosovën si një vend ku kanë lindur manastiret e kishës ortodokse serbe.
Në foltoren e kuvendit, Tahiri shtoi se këtë informatë e ka pranuar nga një bashkatdhetar nga Franca.
“Dje kam pranuar një telefonatë nga një bashkëqytetarë nga Franca, ku më tha se e ka parë një revistë ku thuhet se Kosova është tokë bizantine dhe vendi ku lindën manastiret e kishës ortodokse serbe”.
Sipas Tahirit, kjo është një doktrinë e shtetit serb që nuk do të duhej të promovohej nga Kosova.
“Nga taksat tona sponsorizohet një artikull i tillë vendin tonë e promovojnë si një vend ku kanë lindë manastiret ortodokse serbe”, tha Tahiri./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...