Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ripërsëritur kërkesën për hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri të Kosovës.
Tahiri ka shkruar se shteti i Serbisë është drejtpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura.
“Deklarata e sotme e Radojçiçit se ai ishte në krye të grupit të armatosur që bëri sulmin terrorist në veri të Kosovës, vërteton se shtetit Serb ishte pjesë e një skenari mirë të përgatitur në nivelet më të larta të Serbisë e të mbështetur nga Rusia. Po ashtu, shpallja ditë zie në Serbi për kriminelët që vranë dhe plagosën policë të Kosovës, është një tjetër dëshmi se shteti i Serbisë është drejpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shtuar se për të dalë në pah e vërteta, duhet domosdo hetim ndërkombëtar.
“Një hetim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të dalë kjo e vërtetë në pah”, ka përfunduar Tahiri.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...