Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditëve të fundit ka ashpërsuar qëndrimin karshi shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duke thënë se ajo e ka devijuar dialogun dhe ka nxjerr shqetësime në rajon.
Në lidhje me këtë, politologu Ramush Tahiri ka analizuar qasjen e re të kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt, ndaj shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Tahiri për Telegrafin ka thënë se qëndrimi i Haradinajt karshi Mogherinit nuk është i ashpër.
“…Është mirë që Kosova ka qëndrim dhe është mirë të sqarohen me BE për të gjitha këto çështje. Nuk mendoj që dëmtojnë Kosovën këto deklarata publike”, theksoi ai.
Ai tha se Haradinaj e ka shprehur një frustrim për mos liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.
“Nuk është qëndrim i ashpër në sy të parë. Haradinaj e ka shprehur një frustrim për mos liberalizimin e vizave dhe pritjet e kosovarëve nga BE-ja. Mendoj që argumentet qëndrojnë nga fakti që Serbia ka përparuar shumë në integrimin evropian”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, të gjitha gjasat janë që Serbia do të shkoj e para në anëtarësimin në BE dhe Kosova do të mbetet prapa.
“Kjo nuk duket që ka kuptim dhe nuk jep shembull të mirë, pasi Kosova ka pasur misionet ndërkombëtare për ta avancuar Kosovën për ta dërguar shumë përpara…”, tha ai.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj ditë më parë ka theksuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka dalë nga binarët dhe se shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian e ka devijuar dialogun dhe ka nxjerr shqetësime në rajon. /Telegrafi/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...