Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se do ta iniciojnë një seancë parlamentare për të diskutuar për draftin e Asociacionit.
“Tashmë ai është një lloj sekreti publik, tendenca e kryeministrit për të bërë presion mbi partitë opozitare për një draft kaq të dëmshëm, është i papranueshëm. Kjo po krijon një pushtet paralel ekzekutiv. Kuvendi është vendi ku do të diskutohet, a do të jetë java tjetër apo fillimi i janarit nuk e di, pasi që është në koordinim me partitë e tjera”, ka thënë Tahiri.
Tutje ai në “Info Plus” ka deklaruar se s’do të bëhen pjesë e agjendës së kryeministrit dhe presidentes.
“Unë i bëj bashkëpërgjegjës Qeverinë dhe presidencën për këtë rast. Pesha e Qeverisë është më e madhe në këtë rast, por edhe presidenten nuk e kemi parë asnjëherë që të ketë agjendë ndryshe nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri