Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka shprehur zhgënjimin e tij, pasi për të tretën herë, Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi të diskutohet për rezolutën e PDK-së që kishte të bënte me fuqizimin e Policisë së Kosovës.
“Për të tretën herë Vetëvendosja nuk pranoi as të diskutohet rezoluta e PDK-së për fuqizimin e Policisë së Kosovës. Është për keqardhje ky injorim dhe ky poshtërim që VV-ja po ia bën policëve të Kosovës. Por, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të dorëzohet në betejën për fuqizimin e Policisë së Kosovës”, shkroi Tahiri./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi