Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Ky projektligj tash do të shkojë në Kuvend, dhe konsiderohet një prej ligjeve të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.
Më poshtë keni postimin e plotë të Tahirit:
“Sot propozova para Qeverisë, projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Ky është një hap më tutje për t’i dhënë përgjigjen e duhur nevojës për të kufizuar dhe ndaluar veprimet dhe interesat private të zyrtarëve, gjatë ushtrimit dhe pas mbarimit të detyrës në një funksion publik. Përcaktimi i qartë i situatave të konfliktit të interesit dhe parandalimit të tij, përbën qëllimin thelbësor të këtij projektligji. Angazhimi im kundër korrupsionit në të gjitha format e prezencës së tij, s’do ketë kompromis. Shteti i së Drejtës s’ka qenë kurrë më afër. Për këtë, do punoj pareshtur”, ka shkruar ai.
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin