Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti, duke përmendur rënien ekonomike, mbylljen e bizneseve e raportet me aleatët ndërkombëtarë.
“Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje Tahiri ka shkruar se Kosova po përjeton tronditje ekonomike, pasi qindra biznese të vogla janë detyruar të mbyllen për shkak të mungesës së konsumit.
“Informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë nga 15% deri në 50%. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët”, ka shkruar Tahiri./rtk
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...