Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një krahasim të ashpër, duke thënë se sot në Evropë vetëm tri shtete gjenden nën sanksionet e ShBA-së dhe BE-së – Kosova, Rusia dhe Bjellorusia.
Në një postim në “Facebook”, Tahiri u shpreh se kjo situatë për Kosovën është pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së Albin Kurtit.
“Të nderuar qytetarë, në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: Kosova e qeverisur nga Kurti; Rusia e qeverisur nga Putini; Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj. Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia”, ka shkruar ai.
Deputeti ka përmendur edhe dëmet që sipas tij kanë ardhur si pasojë e kësaj situate.
“600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve. SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”, ka theksuar Tahiri.
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...