Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, i cili ka qenë gjyqtar raportues në rastin ku Grupi Parlamentar i PDK-së kontestoi ligjshmërinë e një seance të Kuvendit.
Sipas Tahirit, në atë seancë u zgjodhën:
1. Guvernatori i Bankës Qendrore;
2. Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE);
3. Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP);
4. Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.
“Si gjyqtar raportues, Llaban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosje zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve. Atëher kur Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Këto deklarata të tij vijnë pas deklarimeve të ministres në detyrë, Albulena Haxhiu e cila të dielën në një konferencë për media tha se gjyqtari serb Radomir Llaban është bashkëpunotr i BIA-s dhe ka raporte të ngushta me kryeterroristin Milan Radoiçiq.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan