Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e kryetrait të Prishtinës, Përparim Rama për zgjatjen e sheshit deri te rrethi flamurit.
Sipas Tahirit, vendimi prek në masë të madhe një kategori të gjer ëtë qytetarëve, të cilët jetojnë afër atyre rrugëve, por edhe të atyre që vijnë dhe e kanë burim të mbijetesës Prishtinën, shkruan Arbresh.info.
“Përparim Rama duhet ta dijë që njerëzit të cilët vijnë në Prishtinë, në ato rrugë, nuk vijnë për prestigj, por vijnë të punojnë e të jetojnë. Dhe, ky vendim dëmton të drejtat e njeriut, planin e mobilitetit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryeqytet.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tutje, ai ka paralajmëruar një shkrim për kundërshtimin e këtij vendimi i cili, sipas tij, bie ndesh me gjithçka dhe çdo logjikë urbane të kryeqytetit.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se e premtja në Prishtinë shënon “ditën pa makina”.
Në një njoftim për media nga Komuna bëhet e ditur se duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarjendërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës./Arbresh.info
“Dita pa makina”, të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...