Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se është koha që ShBA’ja të zbarkojë në Kosovë me zyrën e saj të departamentit për mbrojtje.
Tahiri ka shkruar në Facebook se ndikimi rus në Ballkan po shtrihet përmes hapjes së zyrës së ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në Serbi.
Ajo ka thënë se është koha që NATO të kompletojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën, shkruan Arbresh.info.
“Rusia po zbarkon në Serbi me zyrën e saj të ministrisë së mbrojtjes. Tani SHBA duhet të zbarkojë në Kosovë me zyrën e saj të departamentit për mbrojtje. Është koha që NATO ta kompletoj integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për t’i parandaluar ambiciet gjeopolitike ruse në rajonin e Ballkanit”, ka thënë Tahiri.
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...