Ministrja për dialog Edita Tahiri ka thënë se armatimi i Serbisë nga Rusia është kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ajo ka shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor përfshirë Kosovën janë të përcaktuara për vizionin euroatlantik dhe doktrinën gjeopolitike euroatlantike ku shtylla e sigurisë është NATO-ja.
“Në çfarëdo zhvillimesh të reja ndërkombëtare, partneriteti i Ballkanit perëndimor dihet do të jetë partneritet euro-atlantik sepse shumica e shteteve të rajonit kanë qartësi në orientimin e politikës së jashtme perëndimore, përveç Serbisë e cila nuk ka qartësi në politikën e jashtme, ende është mes Brukselit dhe Moskës. Serbia po përpiqet të bëhet pjesë e lojërave të mëdha gjeopolitike në rajon, ndonëse është një shtet i vogël, dhe kësaj radhe do të gjejë përballë shtetet e rajonit me vlera të përbashkëta për paqe dhe stabilitet dhe me orientime perëndimore, dhe jo si në kohën e zhbërjes së ish-Jugosllavisë kur kjo aleancë veriperëndimore nuk ishte konsoliduar ende”- ka thënë Tahiri.
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat