Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është takuar me ambasadorin William Walker.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Walker është njeriu që u bë pasqyra e mizorisë serbe mbi shqiptarët, shkruan Arbresh.info.
Ai ka marrë autograf i personalizuar në librin për Reçakun duke thënë se ky libër është një testament që do ta ruaj si frymëzim dhe si tregim autentik i lirisë.
“Ndihem krenar që në atë periudhë i kam shërbyer misionit të OSBE-së (1998-1999), të udhëhequr nga Ambasadori Ëalker. Tregimi për Kosovën, e vërteta e saj për sakrificën e një populli dhe miqësia e sinqertë që ai ka mbajtur, e kanë kthyer atë nga ambasador në një simbol që unifikon njerëzit rreth tij.”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026