Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme parlamentare ka thënë se subjekti i tij nuk do të votoj asnjë projektligj derisa të zgjidhet çështja e pagave për mësimdhënësit.
“ Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës nuk do të votoj asnjë marrëveshje as ndërkombëtar, as kurrfarë marrëveshje as kurrfarë strategjie në qoftë se nuk veproni shpejt me pagat për grevistë dhe njëkohësisht për ligjin e pagave. Prej neve nuk keni asnjë votë”, ka thënë Tahiri.
Në seancën e sotme parlamentare pritet të mbahet një interpelancë, dhe të shqyrtohen disa projektligje dhe rekomandime./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...