Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar sot me zëvendëskryeministren e vendit, Emilja Rexhepi.
Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, bëri të ditur se me Rexhepin folën mbi situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
“Diskutuam zbatimin e legjislacionit përkatës dhe nevojën e konsolidimit të mekanizmave koordinues të Qeverisë për të drejtat e njeriut”, shkroi Szunyog, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Szunyog e Rexhepi folën për nevojën për të rritur ndihmën për grupet e cenueshme, përfshirë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, riaktivizimin e komisionit të verifikimit të diplomave, dhe emërimin e drejtorit të Zyrës për Çështjet e Komuniteteve.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve”, shkroi Szunyog./Arbresh.info/
Had a good mtg today w/??#Kosovo DPM Emilija Redzepi on the human rights situation & the protection and rights of non-majority communities.
We discussed the implementation of relevant legislation and the need to consolidate the Government’s #humanrights coordination mechanisms. pic.twitter.com/uHKACsq2wS— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 30, 2023
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...