Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka pritur sot në takim anëtarët e Grupit të Miqësisë Kosovë – Kroaci të Parlamentit kroat.
Siç njofton Kuvendi i Kosovës, në takim u diskutua rreth bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kroacisë në rrafshin parlamentar, me theks të veçantë, në sferën e legjislacionit.
Gjatë këtij takimi, u fol edhe për krijim e katedrave gjuhësore, në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetit të Zagrebit. Kjo platformë, mundëson krijimin e katedrës së gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës dhe Katedrës së Albanistikës në Universitetin e Zagrebit.
U diskutua edhe rreth strategjive dhe normave ligjore, të cilat aplikohen nga Komisioni homolog i Komisionit për Legjislacion në Kroaci.
Përfaqësues të grupit të miqësisë nga tabori kroat, theksuan nevojën që Kosova të vazhdojë me përmbushjen e kushteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të arrihet sa më shpejt liberalizimi i vizave. Miqtë nga Kroacia shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në çdo proces dhe sfidë, duke bërë të ditur se Kroacia ka qenë, është dhe do të jetë shtet mik i Kosovës.
Grupi i Miqësisë Kosovë – Kroaci i Parlamentit kroat, është pritur edhe nga kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha- Shala, e shoqëruar nga deputetja Hykmete Bajrami, anëtare e komisionit.
Gjatë takimit u vlerësua se raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë duhet ruajtur dhe kultivuar edhe më tej në dobi të të dyja vendeve, ndërkaq, u vu në dukje se në këtë fazë të zhvillimit ekonomik të vendin tonë, është e domosdoshme përkrahja dhe investimi nga jashtë.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen