Minstri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalë sot në terren për ta parë nga afër gjendjen në Gjakovë dhe Rahovec, pas vërshimeve që shkaktuan reshjet e mëdha të shiut.
Sveçla, në këto vizita, ishte i shoqëruar nga kryetarët e komunave përkatëse, me Ardian Gjinin në Gjakovë dhe Smajl Latifin në Rahovec, të dy kryetarë të AAK-së në këto komuna.
“Me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vizituam familjet në lagjet të cilat janë të prekura nga vërshimet. Gjatë kësaj vizite kuptuam nevojat e qytetarëve dhe ofruam përkrahjen e parezervë të organizmave reagues me qëllim të tejkalimit të situatës.
Me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizituam fshatin Fortesë ku u njoftuam për dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.”
Ai njoftoi se ministria e tij, përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, ka ofruar zjarrfikës për të ndihmuar në evakuimin e familjeve në lagje të ndryshme.
“Policia e Kosovës dhe FSK është në koordinim të ngushtë me dy Komunat që t’iu përgjigjet kerkesave dhe nevojave të qytetarëve gjatë tërë kohës”, përfundoi Sveçla./arbresh.info/
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...