Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor, të cilët sipas tij, po vazhdojnë angazhimet e tyre për rend, siguri e mbrojtje.
“Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Tutje, ai tha se angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete duke garantuar sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend./arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...